Shefi i Njësisë Antikontrabandë: Dyshimet për shasinë e falsifikuar, çuan në kapjen e mbi 100 kg drogë

by Nexhat

Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka sekuestruar mbi 100 kilogramë marihuanë gjatë një aksioni të zhvilluar sot në terminalin doganor. Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se doganierët kishin marrë paraprakisht informacione se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte substanca narkotike.

Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit.

banner

“Ne, si Njësi Antikontrabandë, gjatë kontrollit të rregullt në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit, kemi ndalur këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinë kemi dyshuar, pasi autobusi nuk kishte udhëtarë dhe gjithashtu kemi dyshuar edhe te shasija e automjetit që mund të ishte e falsifikuar,” deklaroi Shala për Tëvë1.

Ai shtoi se, pas ngritjes së dyshimeve, autobusi është dërguar në terminal për verifikime të mëtejshme.

“E kemi sjellë në terminalin ku ndodhemi tani dhe kemi kryer verifikimet e nevojshme. Gjatë kontrollit të detajuar kemi hasur në mallin, ashtu siç po shihet. Për momentin kemi sjellë skanerin, i cili do ta skanojë autobusin në tërësi, dhe në bazë të atij skanimi do të vazhdojmë me kontroll deri në përfundim,” u shpreh Shala.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy