Tahiri për Haradinajn: I ka 7 a 8 plagë në trup, e këta i thonë je me Radoiçiqin

by informim peje

Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth situatës politike në vend.

Ai në Klan Kosova foli rreth akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje se ish-partitë opozitare janë bërë me kryeterroristin serb Millan Radoiçiq, i cili akuzohet për sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.

banner

Lidhur me këto akuza sidomos ndaj liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, Besnik Tahiri i pati disa kundërpërgjigje.

Tahiri deklaroi se Haradinaj i ka 7 ose 8 plagë në trup nga granatat.

“As vet se di sa i ka. Veç në skaner që i sheh njeri në trup të vet sa herë ndërron koha”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy