Haradinaj për humbjen e Shpat Kasapit: Më mbështeti kur isha në Hagë, ashtu si shumë të tjerë

by informim peje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen në moshë të re të këngëtarit Shpat Kasapi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për artistin, duke kujtuar kontributin e tij të veçantë gjatë një periudhe të rëndësishme në jetën e tij.

banner

“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat,” ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy