Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka deklaruar se greva e punëtorëve të RTK-së është e drejtë.
Përmes një reagimi, federata i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të miratojë menjëherë buxhetin për Transmetuesin Publik.
“Tashmë janë bërë dy muaj që punonjësit e RTK-së nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Qeveria duhet të kujdesen që RTK të marrë buxhetin e saj urgjentisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë kolegëve në RTK, AGK-së dhe mbështesim grevën e tyre të drejtë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Anthony Bellanger.

