Aktakuzë ndaj T.P., dyshohet se gjatë luftës mori pjesë në vrasjen e 5 anëtarëve të një familje në komunën e Istogut

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj T.P. për krime lufte.

Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

banner

Ai akuzohet se në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje.

“Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur. Gjithashtu, i pandehuri T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy