Drita triumfon ndaj Shkëndijës në “Fadil Vokrri” – spektakël shqiptar në tribuna, Manaj heroi i ndeshjes

by Nexhat

Drita ka arritur një fitore të madhe ndaj Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi Arb Manaj në minutën e 21-të, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës gjilanase.

banner

Atmosfera ishte elektrizuese nga fillimi deri në fund. Rreth 15 autobusë me “Ballistët” udhëtuan nga Tetova drejt Prishtinës për të mbështetur Shkëndijën, ndërsa “Intelektualët” krijuan një koreografi të jashtëzakonshme në tribunat vendase.

 Të dy tifo-grupet nuk u ndalën së kënduari dhe kërcyeri gjatë gjithë ndeshjes, duke e kthyer përballjen në një festë të vërtetë shqiptare, .

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e të dy ekipeve, së bashku me dy tifo-grupet, kënduan himnin kombëtar shqiptar, duke krijuar një moment të rrallë uniteti dhe emocioni.

Ndeshja u karakterizua me energji, duele të forta dhe ritëm të lartë, por ishte Drita ajo që menaxhoi më mirë momentet kyçe të lojës.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e 8-të në renditjen e Ligës së Konferencës, ndërsa Shkëndija bien në pozitën e 25-të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy