Gjyqi i dytë: Hashim Thaçi sot merr fjalën në Hagë

by informim peje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot po mbahet konferenca javore lidhur me çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Gjatë diskutimeve për mocionet dhe afatet e paraqitjes së provave, ish-presidenti i Kosovës kërkoi fjalën.

banner

Avokatja e tij, Sophie Menegon, sqaroi se komenti i klientit të saj nuk lidhet drejtpërdrejt me mocionet e paraqitjes së provave.

Gjyqtari i vetëm i seancës, Christoph Gosnell, u shpreh se Thaçit do t’i jepej mundësia të fliste, por më vonë.

Kujtojmë se gjykimi i dytë ndaj tij mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar javë më parë se procesi pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja.

Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë nga 2 marsi 2026 e tutje, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy