Policia e Kosovës inauguron Sistemin e Identifikimit Biometrik, hap drejt modernizimit të menaxhimit të migrimit

by engel

Policia e Kosovës ka inauguruar zyrtarisht Sistemin e Identifikimit Biometrik (BIS), një projekt strategjik që synon të avancojë mënyrën e menaxhimit të migrimit dhe të forcojë kapacitetet institucionale të vendit. Ky sistem modern është zhvilluar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qeverisjes së Migrimit përmes Programimit të Bazuar në Dëshmi”, i financuar nga Konfederata Zvicerane përmes SEM-it dhe i implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Sistemi BIS mundëson regjistrimin, ruajtjen dhe verifikimin e të dhënave biometrike në mënyrë të sigurt, duke rritur ndjeshëm nivelin e dixhitalizimit dhe efikasitetin e proceseve që lidhen me migrimin. Përmes këtij investimi, pritet të përmirësohet siguria, shkëmbimi ndërinstitucional i informacioneve si dhe mbrojtja e grupeve më të cenueshme.

banner

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Konfederates Zvicerane dhe IOM-it për mbështetjen profesionale dhe teknike në realizimin e projektit.

Institucioni policor theksoi se mbetet i përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe menaxhimit të migrimit, gjithnjë në funksion të qytetarëve dhe komuniteteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy