LEPOSAVIQ/ Policia has në 5 persona me pushkë gjuetie pa leje, ua sekuestron

by Nexhat

Policia ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të rregullta në Leposaviq ka hasur në pesë persona me 6 armë gjuetie pa leje.

Ata janë intervistuar dhe më pas janë liruar.

banner

Si dëshmi janë sekuestruar: 5 pushkë gjuetie, një pushkë karabine, 86 fishekë, katër rrethatore, sy flete arme te  RSFJ-se dhe një leje e gjuetisë te shtetit te Serbisë.

Njoftimi:

Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta ne fshatin Berberishte te Leposaviqit ka hasur ne 5 ( pesë ) persona me 6 (gjashte)  arme- pushke gjuetie për te cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme. Personat janë shoqëruar ne Stacion policor Leposaviq , janë intervistuar ne pranin e avokateve dhe me pas janë liruar ne procedure te rregullt. Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, armët janë sekuestruar  dhe ndaj tyre është iniciuar rasti Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armës.  

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar janë: 

1.  Pesë ( 5 ) pushke Gjuetie

2.  Një pushke e llojit Karabine

3. Gjashtëdhjetë e nëntë ( 69 ) fishek te kalibrit 12 mm  te pushkëve te gjuetisë

4. Shtatëmbëdhjetë ( 17 ) fishek te kalibrit 7.64mm  te pushkës Karabine 

5. Katër rrethatore- mbajtëse te fishekëve 

6. Dy flete arme te  RSFJ-se dhe një leje e gjuetisë te shtetit te Serbisë.

Policia mbetet e përkushtuar ne zbatushemerin e ligjit dhe apelon për te gjithë qytetaret qe mos te dalin ne gjueti pa poseduar lejen adekuate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy