Ekspertiza psikiatrike: Granit Plava ishte plotësisht i përgjegjshëm natën e vrasjes së Liridona Ademajt

by informim peje

Njëri nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, nuk ka shfaqur në natën kritike asnjë element psikiatrik që mund të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.

Pra, ai është i përgjegjshëm për veprën. Kështu thuhet në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

banner

“I ekzaminuari Granit Plava nuk ka ngecje në zhvillim mendor dhe nuk manifeston ndonjë çrregullim tjetër mendor të natyrës akute ose kronike. Në momentin e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet nuk janë evidentuar elemente psikike të cilat kanë mundur të ndikojnë në llogaritshmëritë e tij, pra i njëjti është i përgjegjshëm. I njëjti mund të marrë pjesë në gjykim, ai e kupton rrjedhën e procesit gjyqësor, mund të konsultohet me mbrojtësin e tij, dhe deklarimet e tij mund të merren për bazë”, thuhet në dokument

Në të njëjtin dokument, në dëshminë e Granit Plavës tregohet si Naim Murseli ia kishte siguruar armën me fishekë për ta vrarë Liridona Ademajn (ish-bashkëshorten e tij).

Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë, njofton Klankosova.

Po ashtu, Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ditës kritike u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para. Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’ia jepte 30 mijë euro. Tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy