“S’ka informata nga Ministria për alokimin e parave” Trafiku Urban në grevë e protestë edhe nesër

by Nexhat

Ka përfunduar protesta e sotme e “Trafikut Urban”, ndërsa përfaqësuesit e sektorit publik dhe atij privat paralajmërojnë vazhdim të grevës edhe ditëve në vijim. Ata kanë kërkuar nga institucionet që të alokohen sa më shpejt mjetet financiare, duke theksuar se qytetarët po mbesin pa transport dhe se situata po rëndohet çdo ditë.

Elmi Gashi nga “Trafiku Urban” ka deklaruar se protesta është zhvilluar sipas planifikimit, por nuk kanë marrë ende asnjë informacion nga institucionet.

banner

“Ditën e sotme protesta ishte prej orës 10:00 deri ora 12:00. Akoma nuk kemi marrë asnjë informatë për rrjedhën e asaj se çfarë duhet të bëjë ministria t’i alokojë parët, deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe sektorit privat, ne do të vazhdojmë me protesta njëjtë sikur sot nga ora 10:00 deri ora 12:00. Deri në kohën që i marrim paratë në xhirollogarinë tonë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Transportit Privat, Izet Smajli, ka kërkuar urgjentisht veprim nga institucionet përgjegjëse.

“Ju kisha bërë thirrje institucioneve që janë përgjegjëse për bartjen e mjeteve që t’i alokojnë mjetet sa më shpejt, që më së keqi kanë mbetur qytetarët pa transport, me së shumti janë duke e vuajtur qytetarët. Sa më shpejt që të dalin mjetet, transporti fillon më shpejt. Kur është interesi i përgjithshëm i qytetarëve e i kombit duhet me qenë unik, duhet me qenë të bashkuar. Pa qenë të bashkuar, pa qenë unik, nuk mund të ecim përpara”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy