Lionel Messi ka shkruajtur sërish historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas asistoi në fitoren e thellë të Inter Miamit 5-1 këtë fundjavë ndaj New York City-t, në gjysmëfinalen e kampionatit MLS në Amerikë.
“Pleshti| me asistimin për Silvettin, arriti shifrën e 405 asistimeve në karrierë, duke parakaluar legjendën hungareze Ferenc Puskas. Ndërkaq sa i takon ndeshjes, ajo ishte pa shumë histori, me ekipin nga Florida që nuk e pati aspakt të vështirë të triumfonte ndaj Inter Miami arriti finalen e MLS Cup në një ndeshje ku shkëlqeu Tadeo Allende me 3 gola. Sulmesu argjentinas ishte i papërmbajtshëm, ndërsa te goli për Inter Miamin shkuan edhe Silvetti dhe Segovia.
Kundështar i skuadrës se Messit në finale do të jetë Vancouver Whitecaps ku aktivizohet Thomas Muller, skuadër e cila mposhti 1-3 San Diegon.
Finalja e këtij edicioni të MLS, Inter Miami-Vancouver Whitecaps do të luhet të shtunën në orën 20:30, në Florida

