Aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Rahovec e Suharekë, Prokuroria kërkon gjykim në mungesë: Të pandehurit janë të paarritshëm

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe B.D. për krime lufte ndaj popullsisë civile në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-1999.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Z., në cilësinë e inspektorit në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa B.D., në cilësinë e policit në të njëjtin stacion, “gjatë viteve 1998-1999 individualisht dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, kanë ndërmarrë një fushatë arrestimesh ndaj popullsisë civile në komunat e Rahovecit dhe Suharekës”.

banner

“Në mesin e të arrestuarëve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje, sipas aktakuzës, janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në njoftimin e Prokuorirsë.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta mbajë gjykimin në mungesë, pasi të pandehurit A.Z dhe B.D., siç thuhet në njoftim, “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy