Konstituohet Kuvendi i Kryeqytetit: Betimi dhe zgjedhja e Kryesuesit më 9 dhjetor

by informim peje

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor, me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite janë: Betimi i anëtarëve të Kuvendit të Kryeqyetit; Betimi i Kryetarit të Kryeqytetit; Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit.

banner

“Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2025. Gjithashtu, ju njoftojmë se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemnte për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvenditt ë Kryeqytetit. Ceremonia fillon në orën 10:00, në sallën e Kuvenditt ë Komunës së Prishtinës”, thuhet në ftesën e kryetarit Përparim Rama drejtuar asamblistëve të zgjedhjeve.

Rama e fitoi garën për të parin e kryeqytetit pas përballjes në balotazh me Hajrulla Çekun e VV-së.

Rezultatet për Kuvendet Komunale janë certifikuar me 21 nëntor.

LDK do të ketë 15 ulëse, PDK 12, VV 12, AAK 5, Lidhja e Prishtinës 1, PSD 1, Nisma Socialdemokrate 1 dhe Partia Guxo 1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy