Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci e ka përshkruar urtësinë e tij, duke thënë se çdoherë mbante kokën ulur dhe shihte tokën. Ai e ka quajtur Rugovën “njeriu i tokës”.
“Njeriu i Tokës! Çdoherë mbante kokën ulur, shihte tokën, unë herë para, herë mbrapa afër tij mbaja kokën lartë duke dashur ta pushtoj qiellin derisa u binda se ai me kokë ulur shihte më shumë se të gjithë të tjerët! Folte për toke! Fjalitë i kishte të shkurta dhe të thella që flisnin më shumë ndaj frazave të gjata të tjerëve! Luftoi për tokën! Një Kosovë e pavarur dhe…, do të ishte zgjedhja më e mirë, ishte kauza e tij që nga utopia u bë realitet! Po thojnë se sot ai ka ditëlindjen, Njeriu i Tokës!”, ka shkruar Merovci.
Ish-Presidenti Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut, ndërsa vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

