Kapet në Prishtinë i arratisuri nga drejtësia suedeze – zbulohet sasia e mjeteve të sekuestruara

by informim peje

Një shtetas i huaj është arrestuar në Lagjen “Marigona” në Prishtinë në dyshimin se ka kryer krim të organizuar e që i njëjti kishte urdhërarrest të lëshuar nga Suedia.

Polica ka njoftuar se tek shtëpia ku banonte i dyshuari janë sekuestruar 52 mijë e 480 euro para të gatshme, letërnjoftim dhe patentë shofer i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

banner

“Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy