Scott McTominay shpallet `Lojtari i Vitit në Serie A`

by Nexhat

Ylli i Napolit, Scott McTominay, është zgjedhur këtë javë “Lojtari i Vitit në Serie A”.

Mesfushori skocez ka shënuar trembëdhjetë gola dhe dha gjashtë asistime në të gjitha garat, duke ndihmuar Napolin të fitojë titullin e kampionit në Itali. Me këtë arritje, ai bëhet skocezi i parë në histori që fiton çmimin e futbollistit më të mirë të Serie A, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Ronaldo, Ibrahimovic, Kaka, Totti e Zidane.

banner

Gjithashtu McTominay ka thyer një rekord historik: ai e ka kaluar shifrën që Denis Law e kishte vendosur gjashtëdhjetë e tri vite më parë, duke u bërë skocezi me më së shumti gola në një sezon të Serie A: dymbëdhjetë gola vetëm në kampionat, në sezonin më të mirë të karrierës së tij.

Pas marrjes së çmimit, McTominay, ka thënë se lidhja e tij me Napolin është e veçantë.
“Të vija te Napoli ishte zgjedhje e lehtë. Kam ardhur në vendin e duhur. Është fantastike të jem këtu dhe ta fitoj këtë çmim. Faleminderit ekipit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Marrëdhënia ime me Napolin është e veçantë; ka kaq shumë vende të mrekullueshme këtu”, është shprehur ai.

McTominay pritet të luajë sërish të mërkurën në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit. Transferimi i tij për vetëm njëzet  epesë milionë funte po shihet si një goditje e madhe për Napolin, i cili edhe këtë sezon po lufton për titull

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy