Shkëlqimi i Zhegrovës i fiton zemrën Spallettit

by Nexhat

Edon Zhegrova po vazhdon t’i bëjë për vete tifozët e Juventusit, edhe pse minutat në dispozicion për të janë ende të pakta. Në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udineses, ku Juve triumfoi 2:0, 26-vjeçari u fut në lojë në minutën e 84-t dhe sërish arriti të lërë gjurmë.

Paraqitja e tij e fundit duket se ka bindur trajnerin Luciano Spalletti, i cili pas ndeshjes paralajmëroi mundësi më të mëdha për Zhegrovën në vijim.

banner

“Faza e lojës pa top u menaxhua shumë mirë dhe isha i lumtur me 10-15 minutat e Zhegrovës. Ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe, me gjasë, meriton më shumë hapësirë. Dy vrapimet e tij drejt zonës së penalltisë më kanë bërë shumë përshtypje”, ka theksuar ai.

Tekniku italian foli edhe për kreativitetin e Zhegrovës.

“Ai e dëshmon kreativitetin me topin në këmbë dhe është gjithmonë gati të ndërmarrë diçka vendimtare. Është si një fitil i ndezur, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Ai sheh pasimin ku të tjerët shohin mur”, ka deklaruar Spalletti.

Zhegrova realizoi një depërtim mbresëlënës drejt zonës së kundërshtarit, duke dribluar disa lojtarë dhe duke marrë vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale. Komentet ishin të shumta, me shumë prej tyre që kërkonin të shohin kosovarin më shpesh në fushë.

Megjithëse ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje dhe nuk ka gola apo asistime, Zhegrova ka krijuar mbështetje të madhe përmes veprimeve individuale. Juventus publikoi edhe një video të tij duke firmosur fanella për tifozët, dëshmi e popullaritetit të tij në rritje.

Në fundjavë, Juventusi përballet në udhëtim me Napolin, kampionin në fuqi të Italisë. Kjo mund të jetë ndeshja që Zhegrova të marrë minutat që po i kërkojnë të gjithë e pse jo, edhe të gjejë golin apo asistimin e parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy