Çitaku: Sot më shumë para kanë mafia energjetike, Martini, Nagipi – jo populli

by informim peje

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimit të zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila ka thënë se “Kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot”.

Në reagimin e saj, Çitaku tha se ndoshta ka qenë fjala për ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dhe ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqin.

banner

Reagimi:

Kosovarët, tha, kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot.

Ndoshta e ka pasur fjalën për Martinin e Nagipin.

Se për pensionistët, që çdo muaj duhet të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit, nuk foli.
As për mësimdhënësit, që mezi e përmbyllin muajin.

As për mjekët, që sot s’kanë as tretës për pacientët e tyre.

As për policët, të cilëve po u ndalen edhe shujtat.

As për ndërmarrësit e rinj, që luftojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike.
Po, para sot më shumë kanë vetëm:

mafia energjetike, Martini, Nagipi & co.
Populli jo.
Kosova jo.
Dhe këtë e dinë të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy