NBA/ Mbrëmja e teksaneve, Dallas, Houston e San Antonio fitojnë, zhgënjen Miami

by Nexhat

Të tjera rezultate surprizë dhe ndeshje emocionuese u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje në sezonin e rregullt të NBA. Skuadra e Denver fitoi 135-120 në fushën e Indiana, ndeshje ku Jamal Murray shkëlqeu në fushë për miqtë, duke realizuar 52 pikë, ndërsa mbështeti edhe Nicola Jokiç me një double double falë 24 pikëve dhe 13 asist. Fitore në sekondat e fundit për San Antonio, që falë 31 pikëve të De’Aron Fox mundi 114-112 Orlando.

Ekipi i Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes pavarësisht humbjes 113-109 në fushën e Milwaukee. Porter me 26 pikë u dallua për Bucks, mbështetur nga Rollins me 22 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 118-108 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, por që nuk ndihmuan ekipin nga Florida për të shmangur humbjen.

banner

Vijon momenti i mirë për Houston, që mundi 121-95 Sacramento, ku dyshja Sengun-Durant realizoi 52 pikë së bashku, duke qenë liderat e vërtetë për teksanët këtë sezon, që e shohin veten në vendin e 3 të Konferencës së Perëndimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy