I njohur gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori – ose më i madhi – Michael Jordan vazhdon të shkëlqejë kudo që shkon, duke e demonstruar pasionin e tij për basketbollin.
Legjenda e NBA-së i fitoi gjashtë kampionate me Chicago Bulls, duke fituar çdo herë nderimet e MVP të Finales.
Në një intervistë me “NBC Sports”, Michael Jordan e kujtoi një klauzolë të veçantë të përfshirë në kontratën e tij me Bulls, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-lojtari legjendar theksoi se basketbollit i mungojnë gjithnjë e më shumë lojtarë që vërtet kanë një “dashuri për lojën”.
“Jam mjaft i sigurt se shumica e kontratave nuk e kanë këtë lloj klauzole ‘dashurie për lojën’. Nëse do ta ngisja makinën në rrugë dhe do ta shihja një ndeshje basketbolli në anë të rrugës, do të mundë të shkoja të luaja, dhe nëse lëndohesha, paga ime ishte e garantuar”, zbuloi Jordan për një nga klauzolat në kontratën e tij.
Në pjesën e fundit të serisë “MJ: Insights to Excellence” të “NBC Sports”, Jordan e theksoi pasionin e tij për sportin.
“E dua aq shumë basketbollin saqë nuk do të lejoja kurrë që dikush të ma merrte mundësinë për të luajtur”, shpjegoi ai në episodin e fundit.
“Ndryshe nga tani, ku nuk e ke këtë. Lojtarët ndoshta nuk luajnë. Tani, ata marrin vëmendje individuale nga trajneri i tyre. Dil atje dhe gjuan 100 ose 1,000 herë”, shpjegoi ai, duke shtuar se “Larry Bird e kaloi një verë të tërë për të punuar me dorën e tij të majtë.”
Kritik ndaj basketbollit modern, Jordan këmbënguli: “Është kaq e thjeshtë. Fokusi im mendor ishte ta bëja punën time, të isha lojtari më i mirë i basketbollit që mund të isha.”
Ai shpjegoi gjithashtu se marketingu nuk e ndikoi kurrë në parket: “Tani të gjithë duhet ta kenë një logo. Unë punova fillimisht dhe më pas marka evoluoi falë saj. Njerëzit e kujtojnë Michael Jordan për atë që bëri në fushën e basketbollit, jo për anën komerciale.”

