Amorim i prerë për Mainoo, “Nuk e aktivizoj vetëm pse është reprezentues i Anglisë”

by Nexhat

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mbrojtur fuqishëm vendimin e tij për të mos i dhënë minuta Kobbie Mainoo-s, pavarësisht statusit të tij si lojtar i Anglisë.

Mainoo ende nuk ka startuar asnjë ndeshje në Premier League këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 171 minuta, ndërsa në barazimin 1-1 ndaj West Ham mbeti i pashfrytëzuar në stol, një rënie e madhe për 20-vjeçarin që vetëm 17 muaj më parë ishte titullar në finalen e Euro 2024.

banner

Amorim refuzoi idenë se prania e Mainoo-s në kombëtare duhet ta detyrojë atë të bëjë zgjedhje të caktuara.

“E kuptoj çfarë po thoni. Ju e doni Kobbie-n, ai luan për Anglinë. Por kjo nuk do të thotë se unë duhet ta fus në lojë kur mendoj se nuk është koha e duhur. Është vendimi im,” tha Amorim.

Mesfushori dëshiron të largohet në huazim në janar për të siguruar më shumë minuta dhe për të fituar një vend në Botërorin 2026. Napoli shihet si kandidati kryesor, por interes ka edhe nga Premier League dhe Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Amorim shtoi se zgjedhjet e tij varen vetëm nga forma:
“Unë dua të fitoj. Vë në fushë lojtarët më të mirë, pa marrë parasysh emrin. Ugarte ka luajtur dy ndeshje, Casemiro mungoi, Bruno gjithmonë është i gatshëm. Kjo ndikon.”

Me afrimin e Kupës së Kombeve të Afrikës, skuadra pritet të humbasë Mbeumo, Amad Diallo dhe Mazraoui-n, gjë që mund t’i hapë derën Mainoo-s. Por edhe këtu Amorim mbeti i rezervuar:

“Nuk e di. Varet nga stërvitjet dhe çfarë është më e mira për ekipin.”

E ardhmja e Mainoo-s tek United mbetet e paqartë, ndërsa janari do të jetë vendimtar për karrierën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy