Trajneri i Inter, Cristian Chivu, i ka paralajmëruar lojtarët e tij për rrezikun e Liverpool, edhepse ylli egjiptian Mohamed Salah nuk do të udhëtojë me skuadrën për këtë sfidë.
Inter e pret të martën Liverpool në ndeshjen e fundit të këtij viti në Champions League. Inter shkon në këtë duel pas tri fitoreve radhazi në të gjitha garat dhe synon ta ruajë serinë e rezultateve pozitive në Evropë, duke e parë këtë ndeshje si vendimtare për të përmirësuar renditjen në grup dhe për të qëndruar në konkurrencë për fazën e eliminimit direkt.
“Të gjithë e dimë çfarë përfaqëson Salah për Liverpool dhe futbollin botëror”, ka thënë Chivu në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Por kjo nuk është shqetësimi ynë. Liverpool ka lojtarë që mund ta zëvendësojnë dhe, si gjithmonë në historinë e tyre, do të ruajnë nivel të lartë. Ne flasim për ekipe, jo individë. Duhet të përqendrohemi tek ajo që bën grupi, jo tek individët”.
Salah, i cili ka shënuar 250 gola për Liverpoolin dhe është i katërti golashënues më i mirë në histori të Premier League, është lënë jashtë formacionit titullar në tri ndeshjet e fundit . Ylli egjiptian e ka kritikuar klubin për vendimin e tij, duke e quajtur “të papranueshëm” trajtimin ndaj tij.
Pavarësisht mungesës së Salah, Chivu ka kërkuar nga Inter të tregojë përqendrim maksimal dhe të mos e nënvlerësojë kundërshtarin. “Liverpool ka shumë cilësi dhe intensitet, prandaj duhet të jemi të përqendruar te ekipi ynë dhe performanca jonë në fushë”, është shprehur ai

