Drita mposhtet nga AZ Alkmaar, Shkëndija fiton ndaj Slovan Bratislava

by Nexhat

Drita është mposhtur me rezultat 0:3 nga AZ Alkmaar në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndersa Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Conference League, duke e mposhtur Slovan Bratislavën me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar sonte

Skuadra holandeze ka qenë më konkrete në të dy pjesët, duke shfrytëzuar rastet kryesore për të marrë fitoren.

banner

Goli i parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Isak Jensen ka asistuar për Sven Mijnans, i cili e ka gjetur këndin e poshtëm të majtë dhe e ka kaluar AZ Alkmaar në epërsi 0:1.

Në pjesën e dytë, vetëm pak minuta pas rifillimit, mysafirët e kanë dyfishuar avantazhin. Në minutën e pesëdhjetë e tetë, Kees Smit ka shërbyer për Isak Jensen, i cili ka goditur fort nga skaji i zonës dhe e e ka çuar rezultatin në 0:2.

Ne anen tjeter per Shkëndijen epërsia ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë pas një episodi të pafat për mysafirët. Kenan Bajriç, në tentim për ta larguar topin me kokë brenda zonës së vogël, e ka devijuar në portën e tij, duke e çuar Shkëndijën në avantazh 1:0.

Në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, Shkëndija e ka shënuar edhe golin e dytë. Sebastjan Spahiu ka marrë një pasim të shkurtër nga Ronaldo Webster, është futur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë e ka dyfishuar rezultatin në 2:0.

Në pjesën e dytë, Shkëndija e ka menaxhuar mirë lojën dhe nuk lejoi Slovanin të rikthehet, duke siguruar tri pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy