100 milionë për 19-vjeçarin, Liverpooli çmendet për Diomanden

by Nexhat

Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Diomande, duke vendosur në tavolinë një ofertë prej 100 milionë eurosh për 19-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë.

Sipas raportimeve të Fichajes, “The Reds” e shohin Diomanden si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Mohamed Salah, i cili po kalon momente të tensionuara me trajnerin Arne Slot.

banner

Pas intervistës së bujshme të egjiptianit, largimi i tij pas Kupës së Kombeve të Afrikës duket gjithnjë e më i mundshëm, shkruan Gazeta Express.

Diomande, i ardhur te Leipzig në verën e vitit 2025, ka shpërthyer këtë sezon me 7 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje, duke mahnitur klubet e mëdha evropiane me shpejtësinë, driblimin dhe finalizimin e tij. Arsenal dhe Manchester City po e monitorojnë gjithashtu nga afër, por Liverpool duket i gatshëm të lëvizë i pari.

Leipzig ka vendosur çmimin prej 100 milionë eurosh, një shumë e madhe për një adoleshent, por Liverpool është duke e shqyrtuar seriozisht pagesën nëse Diomande vlerësohet si zëvendësimi i duhur për Salah.

Arsenal e sheh si alternativë për krahun e majtë, ndërsa City synon të forcojë konkurrencën me Doku-n dhe Savinhon.

Nëse “The Reds” arrijnë marrëveshjen, do të mposhtnin dy rivalët e drejtpërdrejtë të Premier League në një garë të nxehtë transferimesh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy