Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë

by Nexhat

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka ulur pritjet pas epërsisë prej katër pikësh ndaj Real Madrid në La Liga, duke thënë se ende është rrugë e gjatë deri në fund.

Barcelona ka dyzetë pikë në gjashtëmbëdhjetë ndeshje dhe ka katër fitore radhazi në të gjitha garat.

banner

Flick e ka konfirmuar se portieri i ri, Joan Garcia, do të mbetet zgjedhja e parë, duke lënë jashtë ekipit Marc-Andre ter Stegen, i cili ende nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të lëndimit dhe mospajtimeve me klubin.

Barcelona të shtunën pret Osasunën, ndërsa Real Madrid i Xabi Alonso përballet me presion në rritje para ndeshjes së së dielës ndaj Alaves.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy