Salah rikthehet në skuadrën e Liverpool për ndeshjen ndaj Brighton

by Nexhat

Mohamed Salah është përfshirë në skuadrën e Liverpool për ndeshjen e së shtunës ndaj Brighton në Premier League.

Sipas mediave britanike, vendimi ka ardhur pasi trajneri Arne Slot ka pasur një bisedë me sulmuesin egjiptian, duke theksuar se vendimi final për rikthimin e tij do të merret në interes të klubit.

banner

Salah ka qenë në qendër të kritikave javën e kaluar, kur është lënë në stol për të tretën ndeshje radhazi. Për ndeshjen e mesjavës në Champions League ndaj Inter, ai nuk ishte përfshirë fare në listë.

Slot e ka konfirmuar se ka pasur shumë diskutime midis tij, Salah dhe përfaqësuesve të tij. “Nuk shoh asnjë arsye të mos e dua Salah në ekip”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se situata mund të qetësohet.

Salah kishte nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare në prill dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët më të paguar në Premier League. Pas ndeshjes me Brighton, ai pritet t’i bashkohet kombëtares së Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Liverpool aktualisht renditet në vendin e dhjetë pas një serie të dobët prej vetëm dy fitoreve në dhjetë ndeshjet e fundit. Forma e Salah ka rënë ndjeshëm, me vetëm katër gola në trembëdhjetë paraqitje këtë sezon, ndërsa mediat vazhdojnë ta lidhin me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy