Rusia rrit presionin: Donbasi është i gjithi i yni, asnjë ndryshim samitit të Alaskës

by informim peje

“Përsëritja është mëma e dijes”: Yuri Ushakov, këshilltari i presidencës ruse për politikën e jashtme, edhe një herë ritheksoi qëndrimin e Moskës për fundin e luftës në Ukrainë.

Ushakov, që në muajin gusht ishte në krah të Putinit në samitin me Donald Trump në Anchorage të Alaskës, bëri një deklaratë pothuajse identike me atë të ministrit të jashtëm rus Sergeo Lavrov në 15 nentor: “Do të refuzojmë çdo propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nëse ai ndryshon nga kushtet e rëna dakord në Alaskë me Trump”, kishte thënë ministri i Jashtëm rus.

banner

Ushakov, i cili në fakt është një nga të paktët njerëz të rrethit të ngushtë të Putinit që mbështet kërkimin e një zgjidhjeje tjetër përveç asaj të diktuar nga fusha e betejës, përsëriti se Donbasi është “rus”, duke theksuar se “kështu e përcakton Kushtetuta”. Kjo e fundit është amenduar në mënyrë të tillë që i shpall pjesë përbërëse të territorit rus jo vetëm Donetskun dhe Luhanskun, por edhe Zaporizhzhian dhe Khersonin. Sipas analistëve politikë, në këtë mënyrë veterani i diplomacisë ruse dërgoi edhe një mesazh të qartë, në emër të të tjerëve, drejt Shtëpisë së Bardhë.

Përsëritjeve iu kthye megjithatë edhe Zelensky, të cilin televizionet në Rusi kanë nisur sakaq ta përshkruajnë s ii i ashtuquajturi president i Ukrainës”. “Vetëm populli ukrainas duhet të vendosë për çdo lëshim të mundshëm territorial ndaj Rusisë. Ai duhet të vendosë “në formën e zgjedhjeve ose të një referendumi”. Por ky duhet të jetë vendim i popullit ukrainas, u tha Presidenti gazetarëve.

Plani i paqes i SHBA-së kërkon tërheqjen e ushtrisë ukrainase edhe nga pjesët e mbetura të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të mbajtura nga Ukraina. Zelenski e ka refuzuar vazhdimisht këtë në të kaluarën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy