Mario Mitaj, fitues i çmimit “Zemra Kuq e Zi”

by Nexhat

Kualifikimi për herë të parë në fazën “play-off” të Kampionatit Botëror 2026 ishte kurorëzimi i një viti historik për futbollin shqiptar.

Kombëtarja e Shqipërisë ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin K, ku ishte shortuar me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën.

banner

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar të mbrëmjes gala, edhe këtë vit u nderua me trofeun “Zemra Kuq e Zi” një nga lojtarët e Kombëtares.

Ky çmim është votuar nga të gjithë anëtarët e klubit “Tifozët e Kombëtares” dhe fitues doli Mario Mitaj.

Ky çmim pasqyron vlerësimin e tifozëve për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj fanellës kuqezi.

Trofeun ia dorëzoi Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares.

Në një fjalë të shkurtër, mbrojtësi u shpreh i lumtur dhe krenar që është vlerësuar nga tifozët me këtë trofe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy