Mblidhen 2.3 milionë dollarë australianë për siriano-australianin që ndaloi një nga sulmuesit në Sidnei

by Nexhat

Më shumë se një milion paund janë premtuar për burrin siriano-australian i cili ka marrë epitetin e heroit pasi ndaloi një nga personat e armatosur që kreu sulmin terrorist në Bondi Beach .

Pronari i një dyqani duhani, Ahmed al Ahmed, në pamjet e publikuar shihet se si vrapon drejt njërit prej dy burrave që hapën zjarr gjatë një festimi të Hanukkah të dielën, duke u hedhur mbi sulmuesin dhe duke i marrë pushkën.

banner

Më shumë se 40,000 njerëz kishin dhuruar për një mbledhje fondesh të organizuar për Ahmed, e cila kishte tejkaluar 2.3 milionë dollarë australianë (1,142,525 paund) deri të martën.

Midis donatorëve ishte edhe menaxheri miliarder i  William Ackman, i cili premtoi 99,000 dollarë australianë.

Sulmi terrorist i së dielës la 15 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, përfshirë dy oficerë policie të cilët mbeten në spital.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy