NBA, Cleveland bien në Chicago, Memphis triumfon ndaj Minnesota-s

by Nexhat

Pas Kupës, NBA i është rikthyer sezonit të rregullt ku zhvilluan dy ndeshjet. Skuadra e Chicago fitoi 127-111 ndaj Cleveland, një ndeshje e komanduar nga Bulls duke u renditur tashmë në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes. Tri lojtarë të Chicago realizuan mbi 20 pikë, ku u dallua Josh Giddey me një “triple double” (23 pikë, 11 rebound, 11 asist).

Fitore të rëndësishme jashtë fushe siguroi edhe skuadra e Memphis, që triumfoi 116-110 në fushën e Minnesota. Kjo ishte fitorja e 7-të për Minnesotan në 9 ndeshjet e fundit. 44 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për Memphis. Jaren Jackson bëri diferencën me 28 pikë. Pas kësaj fitoreje, Memphis ngjitet në zonën play off në Perëndim.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy