Superliga e Kosovës në basketboll po bëhet gjithnjë e interesante.
Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.
Rahoveci 029 – Trepça përballen të shtunën mbrëma, me ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje.
GO+Peja – Bashkimi është derbi i kësaj jave. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.
Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje.
Superliga/Java 13
E shtunë
19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
19:30 Rahoveci 029 – Trepça
E diel
17:00 GO+Peja – Bashkimi
19:30 Bora – Golden Eagle Ylli

