Real Madridi dëshiron të transferojë një mbrojtës dhe një mesfushor në vitin 2026, por në agjendë mund të jetë edhe një anësor i ri.
Largimi i Rodrygo Goes, për të cilin ka pasur spekulime, do t’i hapte rrugë afrimit të një zëvendësuesi dhe drejtuesit e klubit kanë identifikuar një kandidat të mundshëm.
Real Madridi ka treguar se është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha për lojtarë që e përmirësojnë skuadrën, dhe ky do të ishte rasti edhe me Michael Olise.
Reprezentuesi i Francës ka qenë sensacion te Bayern Munich dhe tani mund të ketë mundësinë ta bëjë pozicionin e krahut të djathtë në Bernabeu të tijin.
Christian Falk ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për Olise, megjithatë ai sheh pak gjasa që një marrëveshje të realizohet në vitin 2026.
“Michael Olise është në listën e disa klubeve evropiane. Përveç Real Madridit, mund të shtojmë edhe Manchester Cityn. Pep Guardiola, siç e dimë, do të ishte shumë i lumtur ta realizonte këtë transferim. Megjithatë, Bayern Munich është një klub blerës, jo shitës. Pra, nëse ata nuk duan të shesin – nuk do të shesin. Dhe Olise është pa dyshim një nga talentet që nuk duan ta largojnë. Ky sezon ka treguar veçanërisht se si Harry Kane ashtu edhe Michael Olise janë të pazëvendësueshëm për skuadrën”, ka thënë ai.
“Ai tashmë ka një kontratë afatgjatë në ‘Allianz Arena’ dhe mos harroni se Bayern Munich po punon fort për t’i ofruar edhe më shumë para me një kontratë të përditësuar (që përfshin edhe një vit shtesë). Pra, për momentin, kjo do të thotë asnjë shans për Real Madridin, Liverpoolin, Manchester Cityn, Chelsean dhe mund të shtojmë edhe shumë të tjerë në këtë listë”, shtoi ai.
Është e njohur se Real Madridi nuk ka një anësor të djathtë natyral në skuadrën e Xabi Alonsos.
Rodrygo, Franco Mastantuono dhe Brahim Diaz kanë luajtur të gjithë në atë pozicion këtë sezon, por do të kishte kuptim që klubi të transferojë një specialist sa më shpejt – edhe nëse nuk është Olise

