Rusia dëmtoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje në Kiev mbeten pa elektricitet

by informim peje

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike përgjatë ditëve të fundit të këtij viti, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit.

Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, ka deklaruar se rreth 500,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike në qytet pas sulmit.

banner

“Punonjësit e energjisë po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e bombardimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në një përditësim.

Më parë, Andrii Sybiha, ministri i jashtëm i Ukrainës, tha se një e treta e qytetit ishte gjithashtu pa ngrohje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy