12 vjet pas aksidentit fatal: Heshtja vazhdon rreth gjendjes së Michael Schumacher

by Nexhat

Kanë kaluar rreth 12 vite nga aksidenti i rëndë në ski që i ndryshoi jetën Michael Schumacherit, ndërsa legjenda e Formula 1 vazhdon të jetojë larg vëmendjes publike, nën një privatësi të plotë të vendosur nga familja e tij.

Gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit të botës mbetet e panjohur për publikun dhe ai vazhdon të marrë kujdes mjekësor 24-orësh në rezidencën familjare në Zvicër, e përshtatur si një strukturë mjekësore private.

banner

Vetëm një rreth shumë i ngushtë njerëzish, përfshirë bashkëshorten Corinna, fëmijët dhe disa miq të vjetër nga Formula 1, lejohen ta vizitojnë, ndërsa familja ka refuzuar vazhdimisht të japin detaje për të ruajtur dinjitetin e tij.

Deklarata të rralla nga persona të afërt kanë lënë të kuptohet se Schumacher nuk pritet të rikthehet më në publik, megjithatë ai mbetet një figurë e përjetshme e sportit botëror, me shtatë tituj kampioni dhe 91 fitore në Formula 1, duke u konsideruar nga shumëkush si një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy