Allegri pas fitores 3-0 ndaj Veronës: Ka ende vend për përmirësim, titulli kërkon 82-84 pikë

by Nexhat

Massimiliano Allegri ka pranuar se Milani ka ende shumë hapësirë për t’u rritur, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Hellas Veronës në “San Siro”, ndërsa parashikoi se këtë sezon do të nevojiten mes 82 dhe 84 pikë për të fituar titullin e Serie A.

Kuqezinjtë u ngjitën përkohësisht në krye të renditjes falë golit të Christian Pulisic dhe dopietës së Christopher Nkunku, por trajneri italian nuk u shfaq plotësisht i kënaqur me paraqitjen e pjesës së parë. Sipas Allegrit, skuadra ishte tepër konservatore dhe krijoi pak raste të pastra, përpara se të tregonte një fytyrë më të mirë në fraksionin e dytë.

banner

Trajneri vlerësoi veçanërisht Nkunku, i cili shënoi golat e parë në Serie A pas disa ndeshjesh pritje: “Ai është një djalë i mirë që dëshiron të bëjë mirë. Goli dhe penalltia janë pjesë e ADN-së së tij. Mund të vazhdojë të përmirësohet, si gjithë të tjerët”, u shpreh Allegri për DAZN.

Duke folur për garën e hapur për titullin, ku pesë skuadra ndahen nga vetëm pak pikë, Allegri theksoi se çdo ndeshje do të jetë vendimtare: “Sa më shumë të zgjasë sezoni, aq më e vështirë bëhet. Na pret një muaj shumë i ngarkuar dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët.”

Në fund, trajneri i Milanit nënvizoi objektivin kryesor të skuadrës: rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe Leao dhe Pulisic nuk janë ende në formën e tyre më të mirë. “Duhet të rritemi dhe të jemi konstantë. Vetëm kështu mund të konkurrojmë deri në fund”, përfundoi Allegri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy