‘Zeppetta’, nofka që e bën të veçantë Zhegrovën në futbollin modern

by Nexhat

Askush deri më tani nuk e kishte emërtuar saktë stilin e lojës që e bën Edon Zhegrovën kaq të veçantë në botën e futbollit.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, gjithçka lidhet me mënyrën unike se si reprezentuesi i Kosovës e prek dhe e kontrollon topin.

banner

Zhegrova njihet për teknikën e tij jashtëzakonisht të lartë, veçanërisht në situatat një kundër një, ku driblimet e shpejta dhe të paparashikueshme e bëjnë një kërcënim konstant për mbrojtjet kundërshtare.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, i ka vendosur një nofkë të veçantë Zhegrovës, e cila përmbledh stilin e tij të lojës: “Zeppetta”.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka deklaruar Zhegrova pas ndeshjes ndaj Pisas.

“Trajneri më quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj”, ka shtuar ai.

Termi “Zeppetta”, edhe pse jo term futbollistik në italisht, lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si Zhegrova driblon, ndalon dhe rifillon lëvizjen me topin, duke e mbajtur gjithmonë nën kontroll të plotë.

Luciano Spalletti e ka cilësuar vazhdimisht Zhegrovën si lojtar vendimtar, duke vlerësuar ndikimin e tij në fazën ofensive dhe aftësinë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve me një veprim individual.

Me stilin e tij unik dhe teknikën e rafinuar, Edon Zhegrova po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga futbollistët më të veçantë shqiptarë në arenën ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy