Ish-lojtari i Liverpoolit, John Aldridge, e ka krahasuar Florian Wirtz me legjendën Peter Beardsley, ndërsa mesfushori gjerman ka filluar të shkëlqejë për ‘The Reds’.
22-vjeçari, i cili konsiderohet një nga më të mirët në Premier League për krijimin e rasteve, shënoi golin e tij të parë për Liverpoolin gjatë fundjavës, duke kaluar portierin e Wolves, Jose Sa.
Wirtz, i cili u transferua për 125 milionë paund, ka hasur në kritika të shumta, por performanca e tij e fundit ka justifikuar çmimin e lartë dhe ka ndihmuar Liverpoolin të ngjitet në vendin e katërt në tabelë.
“Ky gol i parë për Florian Wirtz erdhi më në fund. E kam ndjekur prej kohësh. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, më kujton Peter Beardsley. I zgjuar, i shpejtë, dhe tani mund të ndërtoj mbi këtë formë të mirë për ndeshjen e radhës ndaj Leeds United të enjten”, ka thënë Aldridge.
Ky gol duket se ka hequr presionin mbi Wirtz dhe pritet të forcojë kontributin e tij ofensiv në ekip

