Marc Guehi në ‘radarët’ e Real Madridit

by Nexhat

Kapiteni i Crystal Palace, Marc Guehi, po tërheq vëmendjen e disa klubeve evropiane, dhe së fundmi në listë janë futur edhe gjigantët spanjollë të Real Madridit.

Sipas medieve të huaja, mbrojtësi i kombëtares së Anglisë po konsideron të lërë të skadojë kontratën e tij me Palace për të përfituar një shumë të majme si pagesë firmash në verën e ardhshme, kur do të bëhet agjent i lirë.

banner

Guehi do të jetë i lirë për të negociuar me klube të tjera në fund të sezonit, ndërsa bisedimet pritet të nisin gradualisht me hapjen e afatit kalimtar të janarit. Deri tani, interesim për të janë shprehur Bayern Munich, Manchester City dhe Barcelona, ndërsa siç raportohet, rivalët e Premier League, Liverpool, kanë qenë kryesues në garën për shërbimet e tij.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Real Madrid tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e Guehi-t dhe ka shprehur interesim për ta sjellë mbrojtësin anglez në ‘Santiago Bernabeu’, duke e shtuar kështu konkurrencën në një prej garave më të nxehta të afateve kalimtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy