Presidentja Claudia Sheinbaum e ndërpreu me qetësi konferencën e saj për shtyp kur një dridhje me magnitudë 6.5 ballë tronditi sallën dhe aktivizoi sistemin e alarmit për tërmete në vend, shkruan BBC.
Tërmeti tronditi zonën e Guerrero, Meksikë, sot në mëngjes, duke ndërprerë konferencën e parë për shtyp të Sheinbaum për këtë vit.
Disa banorë dolën me vrap në rrugë pasi dëgjuan Sistemin Meksikan të Alarmit Sizmik, i cili u vu në vend pas tërmetit vdekjeprurës të vitit 1985 që vrau të paktën 5 000 njerëz.
Epiqendra ishte pranë qytetit të San Marcos, afër vendpushimit bregdetar të Paqësorit, Acapulco, sipas agjencisë kombëtare sizmologjike të Meksikës.
Nuk u raportuan të lënduar ose dëme të mëdha

