LA Lakers fitojnë sërish falë dy superyjeve të tyre kryesorë

by informim peje

Nuk dihet nëse do të jenë gjithmonë në këtë formë. Kur njëri nga yjet është 41 vjeç rreziku është I madh që të ketë hapa falsë, por gjithsesi mbrëmja e fundit në NBA ishte e mrekullueshme.

Luka Doncic dhe Lebron Xhejms ishin protagonistë të mëdhenj dhe Lejkërsat arritën fitoren e radhës, 128-121 ndaj Memfisit. Kampioni nga Sllovenia shënoi 34 pikë, ndonëse gjysmat I pati nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa “Mbreti” I basketbollit shtoi 31 pikë.

banner

Lebron vendosi një rekord pasi u bë I pari lojtar në NBA mbi 40 vjeç që shënon mbi 30 pikë në një ndeshje. Doncic shtoi 8 asistë dhe 6 topa në tabela, ndërsa veterani pati 9 topa në tabela e 6 asistë. Dueli ishte i fortë në Kaliforni, edhe pse Memfisit I mungonin 6 lojtarë të rëndësishëm.

Miqtë ishin afër deri në periudhën e katërt, kur falë dyshes së madhe, Lejkërsat patën rezultatin e pjesshëm 12-2. Liqenasit padyshim që e pretendojnë titullin këtë vit, edhe pse konkurrenca do të jetë e ashpër.

Kanë 21 fitore e 11 humbe në Perëndim, pranë San Antonios e Hjustonit, dhe baraz me Denverin. Oklahoma kampione në fuqi mbetet larg, por Doncic është shënuesi më I mirë I edicionit të rregullt, pra mund ta ndihmojë skuadrën të bëjë mrekullinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy