Barcelona mori një lajm të mirë pas derbit katalanas ndaj Espanyol, ku Pedri Gonzalez pësoi një goditje të fortë në minutën e 71-të.
Mesfushori i ishullit Kanarie, i cili filloi ndeshjen në stol për të menaxhuar minutat dhe ngarkesën, u përball me kontakt të fortë brenda zonës, por arriti të vazhdojë lojën pa shenja dëmtimi.
Sipas raportimeve të fundit, Pedri nuk ka ndjerë dhimbje dhe nuk tregon asnjë shenjë të shqetësimit, duke e lehtësuar gjithashtu Hansi Flick dhe stafin mjekësor të Barcelonës. Ai luajti edhe 20 minuta pas incidentit dhe vazhdoi të dominojë lojën në mesfushë.
Pedri do të jetë kyç për katalunasit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Club, duke mbajtur rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit.

