Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është shpallur “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Atalanta-Roma në kampionatin italian.
Zikaltërit fituan me rezultatin 1-0 dhe mbrojtësi shqiptar i Atalantës ishte një nga më të mirët në fushën e blertë.
Gjimshiti është vlerësuar me notën 8.9, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

