Interi mori revanshin ndaj Bolognas pas humbjes në Superkupë, duke fituar falë golave të Zielinskit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, pavarësisht pritjeve të shumta të portierit Ravaglia.
Interi dominoi ndeshjen dhe kaloi në avantazh kur Zielinski shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zone pas asistit të Lautaros.
Më pas, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat me gol me kokë nga një goditje këndi, duke vazhduar formën e shkëlqyer me gola në Serie A.
Goli i tretë erdhi nga Marcus Thuram, pas një goditjeje këndi ku topi u përplas tek ai dhe përfundoi në rrjetë.
Bologna arriti të shënojë një gol nderi me Santiago Castro, por pa rrezikuar seriozisht fitoren e Interit.
Me këtë fitore, Interi ringjitet në kreun e tabelës, tashmë me 39 pikë, një më shumë se Milani në vendin e dytë dhe dy më shumë se Napoli në vendin e tretë.

