Administrata Trump ka shtuar shtatë vende të reja në listën e vendeve, ku qytetarët duhet të paguajnë depozita deri në 15,000 dollarë për të aplikuar për vizë për në Shtetet e Bashkuara. Pesë nga këto vende ndodhen në Afrikë, raporton AP.
Kështu, numri total i vendeve në këtë listë është 13, nga të cilat vetëm dy nuk janë afrikane. Vendet e reja janë Bhutan, Botswana, Republika e Afrikës Qendrore, Guinea, Guinea-Bissau, Namibia dhe Turkmenistani.
Zyrtarët amerikanë thonë se depozitat sigurojnë që aplikantët të mos qëndrojnë jashtë ligjit. Pagesa nuk garanton miratimin e vizës dhe kthehet në rast refuzimi ose nëse kushtet e vizës respektohen.
Këto shtesa vijnë pas vendimeve të mëparshme që përfshinin Mauritaninë, Sao Tome e Principe, Tanzaninë, Gambinë, Malavin dhe Zambinë.

