Mbrojtësi portugez i Al-Hilalit, Joao Cancelo do të kalojë te Barcelona në merkaton e janarit.
Cancelo do t’i bashkohet në formë huazimi, me klubin saudit që ka dhënë dritën e gjelbër, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Barcelona do t’ia mbulojë pagën deri në katër milionë euro, pjesa e tjetër i mbetet Al-Hilalit.
Joao Cancelo e donte vetëm Barcelonën, pasi për të i interesuar ishte edhe Interi, por që nuk arriti ta bind mbrojtësin, edhe pse kishte marrëveshje me klubin saudit.
Cancelo rikthehet në Barcelonë, pasi kishte kaluar tërë sezonin 2023/24 në huazim nga Manchester City

