Sindikata e Policisë thotë se familjet e policëve të rënë nuk morën pagesat në dhjetor nga Ministria e Financave

by Nexhat

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

Kjo sindikatë akuzoi Ministrinë e Financave se nuk ia lëshoi mjetet këtyre familjeve.

banner

“Edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit. Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Sindikata e Policisë së Kosovës u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që “sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve”.

“Sakrifica e policëve të rënë në detyrë nuk duhet dhe nuk guxon të harrohet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy