VV e feston rezultatin “historik” të liderit dhe partisë: Qytetarët s’lëshuan pe, votuan për siguri e begati

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar rezultatin më të mirë në zgjedhje ndonjëherë, duke fituar 51.11 për qind të votave apo 486.994 vota. Kjo parti në Kuvend do të ketë 57 vende.

Këtë rezultat e ka festuar Vetëvendosje dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen.

banner

“Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, ka shkruar Vetëvendosje.

Përpos rezultatit të përgjithshëm, kjo parti e shënoi edhe atë të liderit të saj, Albin Kurti.

“Albin Kurti, Kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, me 404,023 vota të fituara në zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy