Hamza falënderon votuesit e PDK: Ishte garë e vështirë dhe e pabarabartë, besimi i qytetarëve na obligon të riorganizohemi

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke falënderuar qytetarët që kanë votuar për PDK’në.

Hamza ka thënë se besimin e qytetarëve e marrin me përgjegjësi të madhe, dhe se, besimi i tyre e obligon PDK’në që të rioprganizohen dhe t’i konsolidojnë radhët e tyre më shumë se kurrë.

banner

”Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Faleminderit!

Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta.

Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.

Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.

Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.

PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.

Faleminderit për besimin!

Puna jonë vazhdon!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy