Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka reaguar për protestat që po ndodhin në Iran. Hoxhaj ka thënë se regjimi i Ajotollahut po bie.
Ai tutje ka shkruar se Kosova qëndron krah iranianëve të guximshëm që luftojnë për liri, demokraci e të drejta të njeriut.
“Populli i Iranit po kërkon ndryshim. Regjimi i Ajotallah-ut po shkatërrohet. Kosova qëndron përkrah iranianëve të guximshëm që luftojnë për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut. Kosova me krenari është ndër të paktat që nuk mban marrëdhënie me regjimin në largim!”, ka shkruar Hoxhaj.
The people of #Iran are demanding change. The Ayotallah’s Regime is crumbling. Kosovo stands with the brave Iranians fighting for freedom, democracy, and human rights. Kosovo proudly is among the few that doesn’t maintain relations with the outgoing regime!#IranProtests pic.twitter.com/yUMsEnCM2H
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 9, 2026

